Qeveria e re bullgare miraton ndihmën ushtarake për Ukrainën

Se çfarë lloje armësh do t’i dërgohen Ukrainës nuk është bërë e ditur. Por, javën e kaluar, ministri i ri i Mbrojtjes, Todor Tagarev, ka thënë se paketa e re e ndihmës ushtarake do të përfshijë municione, të cilat nëse nuk përdoren tani do të dalin jashtë përdorimit brenda disa ditësh

Forcat ukrainase

Qeveria e re në Bullgari ka miratuar pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, njoftoi Këshilli i Ministrave më 26 qershor.

Paketa e re e ndihmës u miratua në përputhje me vendimin e Parlamentit bullgar e dhjetorit të vitit 2022.

Deri pak kohë më parë, presidenti Rumen Radev, dhe Qeveria në detyrë e emëruar nga ai, kishin kundërshtuar dërgimin e pakos së re me ndihmë ushtarake, por edhe që municionet dhe armët që prodhohen në Bullgari të shkonin në Ukrainë.

Këshilli i Ministrave i Bullgarisë tha se pakoja e ndihmës është konform pakos së dërguar në fund të vitit 2022.

“Me ofrimin e kësaj ndihme, stoqet e forcave të armatosura të Bullgarisë nuk do të dëmtohen”, tha po ashtu Qeveria.

Se çfarë lloje armësh do t’i dërgohen Ukrainës nuk është bërë e ditur. Por, javën e kaluar, ministri i ri i Mbrojtjes, Todor Tagarev, i tha REL-it se paketa e re e ndihmës ushtarake do të përfshijë municione, të cilat nëse nuk përdoren tani do të dalin jashtë përdorimit brenda disa ditësh.

Bullgaria është një prej shteteve në Evropën Lindore që ka stoqe dhe prodhon mocione për armët e epokës sovjetike, që ushtria ukrainase i përdor.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, disa parti, por edhe presidenti Rumen Radev kanë kundërshtuar dërgimin e ndihmës në Ukrainë, duke argumentuar se kjo e fut Bullgarinë në luftë./REL

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika