Rexha padit Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Blerim Rexha profesor në FIEK të Universitetit të Prishtinës, ka ngritur padi kundër MASHTI-t, në lidhje me konkursin për çmimin “Shkencëtari i vitit 2022”

Blerim Rexha, para Gjykatës Themelore në Prishtinë

Blerim Rexha profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), dje përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka njoftuar se ka dorëzuar padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative kundër Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit(MASHTI).

Padia e Rexhës ka të bëjë për anulimin e aktit administrativ dhe zëvendësimin e tij me aktgjykim në lidhje me konkursin për çmimin “Shkencëtari i vitit 2022”.

Rexha në një përgjigje për Portalin Dukagjini thotë që në konkurs thuhet se do jepen tre çmime për shkencëtarin e vitit, por pas gjashtë muajsh proces vendimi ka ndryshuar duke i dhënë çmimin shkencëtari i vitit vetëm një personi. Gjithashtu, Rexha ishte njëri ndër të rekomanduarit nga komisioni i ministrisë për këtë çmim, sipas tij nga vetë nën këshillat e fushave përkatëse të shkencës, dhe Këshilli Shkencor i Ministrisë.

“Mendoj se Ministrja nuk është udhëzuar drejt nga këshilltarët gjegjësisht zyrtaret e MASHTI. Ministrja e MASHTI, nuk ka pas të drejtën të ushtrojë “pushtet diskrecionar” në propozimet e Këshillit Shkencor të Ministrisë, dhe të zgjedhë njërin nga tre kandidatët e propozuar nga ky Këshill”, ka thënë për Rexha për Dukagjinin.

Më tej profesori Rexha pretendon që përmes një emaili ka kërkuar nga MASHTI, ta ri-shqyrtoj vendimin e saj, por ministria ka heshtur tash e 10 ditë dhe se Rexha tanimë po përdor kartën e fundit, padinë.

Ndërsa nga MASHTI për Portalin Dukagjini lidhur me rastin thonë që kanë qenë 13 aplikime. Rekomandimet e nënkëshillave kanë shkuar tek Këshilli Shkencor, ku pastaj ky këshill ka rekomanduar tre kandidatë për këtë çmim.

Fituese e këtij çmimi është shpallur Valbonë Mehmeti e cila sipas ministrisë është autore e 14 publikimeve shkencore, prej të cilave 4 si autore e parë dhe autore e një monografie në periudhën vlerësuese (shtator 2021-tetor 2022).

Ndërtesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Prishtinë

“Kandidati Blerim Rexha ka 4 publikime shkencore, nga të cilat asnjë si autor i parë në periudhën vlerësuese. Duke u bazuar në këto informata dhe në skemën e cila ndahet për hulumtuesit individual me rezultate të jashtëzakonshme shkencore, është vendosur që këtë vit ky çmim t’i ndahet kandidates Valbonë Mehmeti e cila ka pasur më së shumti punime shkencore për vitin vlerësues.”, janë përgjigjur nga MASHTI.

Sipas ministrisë kjo skemë vlerëson punën një vjeçare të kandidatëve dhe jo kontributin e tyre gjatë karrierës së deritanishme. Gjithashtu, ata theksojnë që kjo nuk është hera e parë që thirrja bëhet për tre kandidatë dhe shpallet një fitues.

Por, pse ndodh një gjë e tillë, MASHTI nuk ka dhënë sqarim.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika