Festimet në Vidovdan, pjesëmarrësit shpërndahen nga oborri i Manastirit të Graçanicës

Siç raportojnë ekipet e RTV Dukagjini nga terreni, nuk dihet nëse ka përfunduar manifestimi i Vidovdanit nga serbët. Megjithatë, pjesëmarrësit janë shpërndarë nga oborri i manastirit

Pjesëmarrësit e Vidovdanit janë shpërndarë nga oborri i Manastirit të Graçanicës.

Siç raportojnë ekipet e RTV Dukagjini nga terreni, nuk dihet nëse ka përfunduar manifestimi i Vidovdanit nga serbët.

Më herët të mërkurën, Dukagjini raportoi se në mesin e pjesëmarrësve ishte parë edhe i biri i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Danilo Vuçiq ishte parë duke u përshëndetur me serbët e tjerë gjersa veshur mbante bluzën me mbishkrimin “dorëzimi s’është opsion”.

Dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur në oborrin e Manastirit të Graçanicës, për të festuar Ditën e Vidovdanit, e cila festohet për çdo vit, për çdo 28 qershor.

Zakonisht, Vidovdani festohet në Gazimestan, dhjetë kilometra larg kryeqytetit, Prishtinës, por këtë vit do të mbahet në Graçanicë. Kjo, me vendim të peshkopit, Teodosije Shibaliq.

“Djemtë e Kosovës”, “Rrënjët e mia”, janë disa nga mbishkrimet në oborrin e manastirit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika