Masa të shtuara në Gazimestan, qytetarët kontrollohen për shkrime nacionaliste

Siç raporton ekipi i RTV Dukagjini nga vendi i ngjarjes, për dallim nga Manastiri i Graçanicës, çdo person në Gazimestan po kontrollohet nëse ka veshur rroba me shkrime nacionaliste

Gjersa manifestimet për Vidovdan po zhvillohen në Graçanicë, masa të shtuara të Policisë së Kosovës vërehen në Gazimestan.

Siç raporton ekipi i RTV Dukagjini drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes, për dallim nga Manastiri i Graçanicës, çdo person në Gazimestan po kontrollohet nëse ka veshur rroba me shkrime nacionaliste.

Nga ana tjetër, pjesëmarrësit e Vidovdanit janë shpërndarë nga oborri i Manastirit të Graçanicës.

Siç raportojnë ekipet e RTV Dukagjini nga terreni, nuk dihet nëse ka përfunduar manifestimi i Vidovdanit nga serbët.

Më herët të mërkurën, Dukagjini raportoi se në mesin e pjesëmarrësve ishte parë edhe i biri i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Danilo Vuçiq ishte parë duke u përshëndetur me serbët e tjerë gjersa veshur mbante bluzën me mbishkrimin “dorëzimi s’është opsion”.

Dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur në oborrin e Manastirit të Graçanicës, për të festuar Ditën e Vidovdanit, e cila festohet për çdo vit, për çdo 28 qershor.

Zakonisht, Vidovdani festohet në Gazimestan, dhjetë kilometra larg kryeqytetit, Prishtinës, por këtë vit do të mbahet në Graçanicë. Kjo, me vendim të peshkopit, Teodosije Shibaliq.

“Djemtë e Kosovës”, “Rrënjët e mia”, janë disa nga mbishkrimet në oborrin e manastirit.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika