Kroacia e njeh Holodomorin si gjenocid

Nga një ceremoni përkujtimore për viktimat e Holodomorit në Moldavi... Foto: Tatiana ETCO (REL)

Parlamenti i Kroacisë votoi të mërkurën për njohjen e Holodomorit si gjenocid.

Ky term nënkupton vdekjen e miliona njerëzve në Ukrainë në vitet 1930, nën udhëheqësin sovjetik, Joseph Stalin.

Regjimi i tij krijoi artificialisht uri, që preku popullsinë e Ukrainës sovjetike, të Kaukazit të Veriut dhe të zonës përreth rrjedhës së poshtme të lumit Vollga, midis viteve 1932 dhe 1933.

Vlerësohet se deri në 9 milionë njerëz vdiqën si rezultat i ekzekutimeve, dëbimeve dhe urisë gjatë Holodomorit.

Më e goditura ishte Ukraina, si zona më pjellore bujqësore e Bashkimit Sovjetik.

Me deklaratën e miratuar, Parlamenti kroat tha se e njeh Holodomorin si gjenocid kundër popullit ukrainas, shkruan REL.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e falënderoi Kroacinë për këtë veprim.

“Bota nuk do t’i pranojë kurrë krimet e Kremlinit – as të shkuarat, as të tashmet”, shkroi Zelensky në Twitter.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, shprehu po ashtu mirënjohje për Kroacinë, duke thënë se “njohja globale e gjenocidit të Holodomorit” vazhdon të rritet me shpejtësi.

Ai shtoi se 27 vende e njohin urinë si gjenocid.

Viktimat e Holodomorit përkujtohen në Ukrainë dhe në mbarë botën çdo vit, në të shtunën e katërt të nëntorit.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika