Haxhiu: Opozita ka vështirësi të ketë një qëndrim konstant kundër veprimeve jokonstante të Kurtit

Duke folur për situatën politike në Kosovë, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka theksuar se opozita ka vështirësi të ndjekë një qëndrim të konsistent kundër "veprimeve jokonstante të kryeministrit Albin Kurti"

Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka deklaruar se partitë opozitare e kanë të vështirë të mbajnë një qëndrim konstant ndaj veprimeve jokonstante të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Haxhiu ka theksuar se kjo vështirësi e opozitës, e jo vetëm e PDK-së, paraqet një sfidë në raport me veprimet e kryeministrit dhe menaxhimin e situatës në veri të Kosovës, si dhe procesin e dialogut Kosovë- Serbi në përgjithësi.

“Problemi është se e para jo vetëm PDK-ja, por opozita në tërësi e ka pak vështirësi që të ketë një qëndrim konstant kundër veprime jokonstante të kryeministrit dhe veprimeve atë hov të tij me situatën në veri dhe menaxhimin e procesit të dialogut në tërësi”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Ndër të tjera,  ai ka kritikuar kryeministrin Kurti, duke thënë se nuk po ka guxim ta vizitojë kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Sa i përket tensioneve të vazhdueshme në veri të Kosovës, Haxhiu ka thënë se problemi nuk është te kryetarët e komunave veriore, por problemi mbetet te kryeministri.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika