Sveçla: Organizatat terroriste do të ndëshkohen në përputhje me legjislacionin në fuqi

Qeveria e Kosovës shpalli organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”, të cilat veprojnë në veri të Kosovës. Lidhur me këtë, ministri Sveçla, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se këto grupe në strukturë të mirë organizuar kanë pjesëtarë të përgatitur për kryerjen e akteve terroriste, të armatosur dhe me burime financiare të mjaftueshme për realizimin e qëllimeve të tyre

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm vendor është prezent në pjesën veriore të vendit.

Qeveria e Kosovës shpalli organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”, të cilat veprojnë në veri të Kosovës.

Lidhur me këtë, ministri Sveçla, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se këto grupe në strukturë të mirë organizuar kanë pjesëtarë të përgatitur për kryerjen e akteve terroriste, të armatosur dhe me burime financiare të mjaftueshme për realizimin e qëllimeve të tyre.

Sipas tij, qëllimet kryesore të tyre janë rrezikimi dhe kërcënimi i sigurisë shtetërore, destabilizimi i rendit kushtetues të Kosovës.

“Këto grupe kërcënojnë sigurinë shtetërore përmes veprimeve të marra brenda territorit por edhe nga jashtë kufijve të Kosovës. Përmes këtij veprimi në mënyrë të menjëhershme ndalohet veprimtaria në territorin e Kosovës e grupeve të listuara në vendimin e Qeverisë. Veprimtaria e tyre është e paligjshme dhe do të ndëshkohen në përputhje me legjislacionin në fuqi. Institucionet e Kosovës do të ndërmarrin veprime adekuate në zbatimin e këtij vendimi”, tha ai.

Vendimi për shpalljen e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” si grupe terroriste në Kosovë sipas Sveçlës vjen si reagim i domosdoshëm për mbrojtjen e jetës, pronës dhe rendit kushtetues.

“Vendimi për shpalljen e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” si grupe terroriste është pjesë e angazhimit të Kosovës në përpjekje për të ndaluar rrezikimin e sigurisë në vend. Ky vendim bën përfundimisht ndarjen e qartë mes qytetarëve tanë në komunat veriore me grupet terroriste me qëllim të garantimit të jetës së qetë apo të sigurt”.

Aktet e terrorizmit siç thotë ministri i këtij dikasteri paraqesin kërcënim global.

Ai thekson se ato nuk mund të parandalohen dhe luftohen vetëm.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika