Reagon Petkoviq: Kur një serb thotë se “dorëzimi nuk është opsion”, e thotë me plot kuptim

I ashtuquajturi drejtor për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj ndalimit të djalit të presidentit të Serbisë nga Policia e Kosovës. Sipas tij, përgjigjja e birit të Vuçiqit është tregues i heroizmit dhe i vendosmërisë serbe

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

I ashtuquajturi drejtor për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pasi Policia e Kosovës e kishte ndalur djalin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, pasi mbante një bluzë me mbishkrime provokuese.

Sipas Petkoviqit, “djali i presidentit të Serbisë tregoi [Policisë së Kosovës] se kur një serb thotë se “dorëzimi nuk është opsion”, ai e thotë me plot kuptim!”.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të të ashtuquajturit drejtor për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në Twitter.

“Kurti, i cili në prani të presidentit Aleksandër Vuçiq është më i vogël sesa një farë e lulëkuqes, bëhet hero duke dërguar falangistët e tij tek djali i presidentit që t’i drejtojnë atij tuba të gjata në ditën e Vidovdanit! Sado i frikshëm që ishte provokimi i Kurtit, përgjigjja e Danilos ishte dinjitoze dhe heroike”.

“Dje, pasi policët e Kurtit u përpoqën që me forcë t’ia ndërronin këmishën me një mesazh që atyre nuk u pëlqente, djali i presidentit të Serbisë tregoi se kur një serb thotë se “dorëzimi nuk është opsion”, ai e thotë me plot kuptim!”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika