U raportua se vdiq nga aksidenti, Policia jep detaje për vrasjen e 67-vjeçares

Në një përgjigje për Dukagjinin, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka treguar se pas aksidentit, i dyshuari ka dalë nga automjeti duke u fjalosur me palën tjetër. Eventualisht, ai e kishte shtyrë viktimën e cila është rrëzuar. Nga policia, rasti është cilësuar si “vrasje nga pakujdesia”.

Ishte raportuar se e ndjera 67-vjeçare kishte ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident në Samadraxhë të Suharekës.

Megjithatë, në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ishte cilësuar si “vrasje nga pakujdesia”.

Në një përgjigje për Dukagjinin, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka treguar se pas aksidentit, i dyshuari ka dalë nga automjeti duke u fjalosur me palën tjetër. Eventualisht, ai e kishte shtyrë viktimën e cila është rrëzuar.

“Me datë 29.06.2023, rreth orës 21 e 50 , është raportuar një aksident trafiku mes dy automjeteve në fshatin Samadraxhë, KK Suharekë. Policia e ka trajtuar rastin e aksidentit, njëra nga pjesëmarrëset në aksident nga emergjenca është transportuar për në QKMF në Suharekë, rreth orës 21:54 në QKMF, mjeku kujdestar e ka vërtetuar vdekjen e viktimës, femër 67-vjeçare. Nga mbledhja e dëshmive nga vendi i ngjarjes dyshohet se viktima nuk ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve nga aksidenti, por shkaqet e vdekjes deri më tani nuk dihen. Dyshohet se i dyshuari pas aksidentit ka dalë nga automjeti dhe janë fjalosur me palën tjetër, dhe në një moment e ka shtyrë viktimën e cila është rrëzuar”, ka deklaruar ai.

Tutje, Bytyqi thekson se shkaqet e vdekjes të së ndjerës nuk dihen, gjersa bën të ditur se i dyshuari është në mbajtje.

“Pra, deri më tani nuk dihen shkaqet e vdekjes, por prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rast ‘Vrasje nga pakujdesia’. I dyshuari nuk është intervistuar sepse ka qenë nën ndikim të alkoolit. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i njëjti është ndaluar për 48 orë”, njoftoi ai.

Nga ana tjetër, raporti i PK-së bën të ditur se trupi i të ndjerës është dërguar në IML për obduksion.

“Lidhur me rastin e lartcekur është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i dyshuar mashkull kosovar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në komunikatë.

Rasti ka ndodhur në Suharekë, mbrëmjen e së enjtes.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika