Kurti viziton Prizrenin: Po sigurohemi që pasuria jonë kulturore përkthehet në mirëqenie për qytetarët tanë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Prizrenin. Vizitën e filluan te Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, dhe aty i shprehën urimet për festën e Bajramit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Prizrenin. Vizitën e filluan te Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, dhe aty i shprehën urimet për festën e Bajramit.

Kurti thotë se vizitat i vazhduan në monumentet e trashëgimisë kulturore të qytetit, duke filluar nga lokaliteti arkeologjik në zemër të qendrës historike.

“Për të vazhduar më pas në Katedralen e vjetër ku lexojmë me lehtësi shtresat shumë shekullore të zhvillimit të qytetit të lashtë. Përmes programit qeverisës kemi zhvilluar projekte të shumta të restaurimit, ndërsa funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë kulturore është hapi ynë i radhës. Po sigurohemi që pasuria jonë kulturore përkthehet në mirëqenie për qytetarët tanë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri tregon që në kinemanë “Lumbardhi”, kanë ndjekur koncertin “Harmonia e Kulturave”, me interpretimin e trios Rejhan Kodrazi, soliste, Eda Vllaço, piano, dhe Avni Thaqi, violinë, të cilët sipas tij po e përfaqësojnë Kosovën denjësisht në skenën ndërkombëtare.

“E kur jemi te sukseset e skenës kulturore, i pamohueshëm është kontributi i Festivalit të filmit dokumentar “Dokufest”. Me përfaqësuesit e festivalit diskutuam rreth edicionit të sivjetëm, i cili mbështetet nga Qeveria me 100 mijë euro. Vetëm në thirrjen e fundit kemi ndarë rreth 3.5 milionë euro për organizata të kulturës dhe artistë të pavarur”, ka shtuar kreu i ekzekutivit.

Ai shton se Kosova ka zhvillim të hovshëm artistik e kulturor, ku në saje të reformës më të madhe kulturore ndonjëherë, e cila u përafrua edhe me miratimin në Qeveri të Projektligjit për Art dhe Kulturë, “po ofrojmë mbështetje të shumëfishuar institucionale për skenën e pavarur kulturore dhe partneritet strategjik për zhvillim kulturor në vend”.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika