Krasniqi për 33-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut: Ishte shprehje e aspiratave të popullit tonë për liri

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut e ka konsideruar si një prej akteve politiko-juridike më të rëndësishme në historinë e vendit tonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, për 33-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut ka thënë se është një prej akteve politiko-juridike më të rëndësishme në historinë e vendit tonë.

“Sot nderojmë të gjithë delegatët e guximshëm të popullit të Kosovës, të cilët me këtë deklaratë e shpallën Kosovën njësi të pavarur dhe të barabartë me të gjitha Republikat tjera të ish-Jugosllavisë, ndonëse ndërtesa e Kuvendit ku ata ishin mbledhur, ishte e rrethuar nga policia serbe”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i kësaj partie është shprehur se Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut ishte shprehje e aspiratave të popullit shqiptar për liri, demokraci dhe pavarësi. “E cila i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut, si dhe proceseve tjera në një rrugë të gjatë e plot sakrifica, që kulmoi me shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran”.

Këtë të diel janë mbushur 33 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që ka shënuar hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili është zhvilluar jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika