KEDS-i njofton se cilat rajone vazhdojnë të mos kenë furnizim të rregullt me energji elektrike, shkak reshjet e shiut

KEDS-i njofton se rajonet që vazhdojnë të mos kenë furnizim të rregullt me energji elektrike për shkak të reshjeve të shiut që përfshinë dje një pjesë të vendit, janë rajoni i Zhurit dhe ai i Dragashit

Ilustrim

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) njofton se rajonet që vazhdojnë të mos kenë furnizim të rregullt me energji elektrike për shkak të zbrazjeve atmosferike, reshjeve të shiut dhe erërave të forta që përfshinë dje një pjesë të vendit, janë rajoni i Zhurit dhe ai i Dragashit.

KEDS-i njofton se ekipet e tyre ndodhen në terren dhe po bëjnë të pamundurën që qytetarëve atje t’ua kthejnë sa më parë furnizimin me energji elektrike, për çka kanë kërkuar mirëkuptimin e tyre.

“Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren dhe po bëjnë të pamundurën që konsumatorëve tanë atje t’ua kthejnë sa më parë furnizimin me energji elektrike, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, njofton KEDS-i.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika