Kërcënon “Republika Srpska”, synon të ndalojë lëvizjen e lirë Kosovë-Bosnje

Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë ka kërcënuar qytetarët e Kosovës dhe Bosnjës me veto në procesin e heqjes së vizave mes dy shteteve. Ata po synojnë ta ndalin këtë proces, siç thonë për shkak të situatës në veri. Zëvendëskryeministrja e Kosovës nga komuniteti boshnjak në Kosovë, Emilja Rexhepi, nuk pret të ndodhë një gjë e tillë, por njohësi të politikave në Kosovë nuk janë të befasuar me veprimet e Dodidkut dhe republikës që ai udhëheq

Në tetor të vitit të kaluar ishte nënshkruar në Berlin, e në fillim të këtij viti, Kuvendi i Kosovës e kishte miratuar si marrëveshje ndërkombëtare.

Por kot, lëvizja pa viza mes Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinë akoma duket pamundur, e më shumë se kurrë, tash.

Kjo pasi Republika Srpska në Bosnjë ka përmendur inicimin e vetos për shkak të përshkallëzimit të krizës në veri të Kosovës, duke thënë se “regjimi” i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nuk meriton përfitime.

Pavarësisht kërcënimeve të Dodikut, zëvendëskryeministrja e Kosovës nga komuniteti boshnjak, Emilja Rexhepi, nuk beson se mund të ndodhë diçka e tillë.

“Nuk e besoj që do ta përdorin mundësinë e vetos, edhe ata e kanë nënshkruar marrëveshjen për lëvizjen e lirë në Berlin. Të shtunën udhëtoj për Sarajevë, kam takime zyrtare dhe do ta shohim”.

Por aspak befasishëm ky kërcënim nuk është për profesorin Milazim Kransiqi, i cili thotë se meqë marrëveshja i përket Procesit të Berlinit, presioni ndaj tyre duhet të vijë prej BE-së.

“Në fakt Republika Srpska dhe Dodiku janë faktorët kyç të destabilizimit permanent në Nallkan,  si dorë e zgjatur e Rusisë dhe Serbisë, në këtë aspekt të gjitha politikat që bëhen dhe brenda Bosnjës por edhe në raport me Kosovën janë destabilizuese. Besoj që kjo tregon edhe arrogancën e Republikës Srpska por edhe Serbisë ndaj procesit të Berlinit. Për këtë arsye unë besoj që për ta frenuar këtë politikë destabilizuese duhet presion më i madh i Bashkimit Evropian, dhe i Shteteve të Bashkuara”, tha Milazim Krasniqi Profesor.

E mundësia që procesi të rikthehet gati në pikën zero e ka shqetësuar një qytetar të Kosovës, që në periudha të gjata nuk takohet me familjarët e tij në Bosnje e Hercegovinë.

“Me të thanë të drejtën për mua nuk është befasi se edhe ashtu e kam pritë se çdo gjë me Republikën Srpska lidhet me situatën që është në Kosovë, edhe Republika Srpska ka një kooordinim të paparë me Republikën e Serbisë edhe nuk varet prej Republikës Srbska gjithçka, por kryesisht prej Serbisë andaj nuk jam i befasuar prej vetos që mund ta përdorin ata. Unë kam familjarë mjaftueshëm atje nëpër qytete të ndryshme të Bosnjës, kanë probleme me kërkesë për viza, dokumentacion, jo Tiranë jo Shkup për me ardhë këtu”, ka thënë Safet Temaj Qytetar.

Njëra nga tri marrëveshjet për lëvizjen e lirë në Ballkanin Perëndimor, të cilat u nënshkruan në nëntor të vitit 2022 në procesin e Berlinit, i referohet lirisë së lëvizjes vetëm me letërnjoftime në Ballkan.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika