Rama: Clinton, një nga oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia

"Nuk ka qenë kurrë më e vështirë për mua, se sa të përgatitem të flas, e pastaj të flas tani këtu, duke ditur se pas meje do ta marrë fjalën një njeri, të cilit qysh përpara se sa të hyja në jetën e përditshme politike, ja kam parë dëgjuar fjalimit, për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë"

Rama: Clinton, një nga oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia

Kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama, në ceremoninë e pritjes zyrtare për ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, ka thënë se ky i fundit është njëri nga oratorët më të mëdhenj që ka njohur historia e botës.

Rama ka thënë se kjo ka qenë herë më e vështirë për tu përgatitur për të dhënë fjalim e tij, kur ka përballë një njeri, siç është ish-presidenti amerikan.

“Nuk ka qenë kurrë më e vështirë për mua, se sa të përgatitem të flas, e pastaj të flas tani këtu, duke ditur se pas meje do ta marrë fjalën një njeri, të cilit qysh përpara se sa të hyja në jetën e përditshme politike, ja kam parë dëgjuar fjalimit, për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë. Në kërkimit i paqeje, prosperiteti dhe e dashurie mes njerëzve, ku rruga është vetë qëllimi i përpjekjeve. Dhe më pas jo vetëm ia kam parë e ridëgjuar ata që ka thënë, por edh studiuar se si i ka thënë, duke i admiruar atë që as mësohet dhe tregohet, empatinë magjepsëse që e bën Klintonin oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia. Vazhdimisht përmes qindra fjalimeve njëri më i bukur se tjetri, por padiskutim që thoshte atë që bënte dhe bënte atë që thoshte e u rrëmbeu zemrën Amerikës e frymëzoi Evropën mbarë me forcën unikale të fjalës së tij. Dha një kontribut historik jo vetëm për Amerikën, por për krejt shpirtin e Evropës”, ka thënë Rama.

Lajmi në përditësim…

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika