Mustafa i përgjigjet videos së VV-së, i quan Dejonën, Elvisin e Hysamedinin “pionerë” të Enver Hoxhës

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i ftuar në emisionin "Five"

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar ndaj videos së publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), në të cilën, i ka akuzuar partitë opozitare se “nuk u del zëri për zgjedhje të reja”.

Në një postim në Facebook, ish-ministri i Bujqësisë i ka quajtur pionerë të Enver Hoxhës, Dejona Mihalin, koordinatore e Komiteteve në VV, Elvis Hoxhën, këshilltar i kryeministrit, Albin Kurti dhe Hysamedin Feraj, po ashtu këshilltar i Kurtit.

“Pionierët e Enver Hoxhës, Dejona, Elvisi e Hysamedini më paskan përfshirë në videon e radhës, plot ankesa se po ju pengoj ta kthejnë Kosovën në shkretëtirë enveristo-marksist-leniniste të stilit ‘edhe bar do hamë'”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka vijuar “Bari ju bëftë mirë juve pionierë të xhaxhit, unë e dua Kosovën të begatshme e krah për krah Amerikës”.

Mustafa ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), duke u uruar edhe gjithë shqiptarëve që “dëshirojnë të jetojnë krah për krah me popullin amerikan, e jo kundër tij”.

Po ashtu, edhe deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas publikimit të kësaj videoje të VV-së.

Ajo ka thënë se ka mungesë të kreativitetit në këtë videom si dhe, sipas saj, ka “sondazhe fake, video propaganduese dhe panik”.

“Më pyeti dikush dje, ‘a thua çka ka me qenë reagimi i pushtetit për iniciativën e LDK-së’, i thashë sondazhe fake, video propaganduese, panik. Më paska ikur mungesa e shijes/kreativitetit në video”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Ndryshe, në një video të publikuar së fundmi, partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka kritikuar partitë opozitare, duke e titulluar atë “Kjo opozitë me koordinim a pa koordinim?!”

Në videon e shkurtër, ata hedhin akuza ndaj partive opozitare për veprime të mëparshme dhe ndërveprimet e tyre në politikën e vendit.

LVV-ja në videon e saj akuzon partitë opozitare se flasin për izolim, ndërsa sipas tyre, “në periudhën kur ishin në pushtet, ata kanë nënshkruar marrëveshjen e njohur si ‘Zajednicë’, kanë kryer shitblerje dhe vjedhje të pasurive publike, duke e mbajtur popullin për 20 vjet të izoluar”.

“Në nismat e tyre që janë më afër Serbisë, e larg popullit të Republikës. Këta shpresojnë që duke u dorëzuar me partitë e tyre të vogla mund të vijë në pushtet”, thuhet në videon e LVV-së.

LVV-ja me video të re akuzon opozitën: Më afër Serbisë e më larg popullit

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika