Musliu: Memli Krasniqi ka mbështetjen e të gjithë antarëve të PDK-së

Se a gëzon kryetari Krasniqi një mbështetje nga subjekti politik në të cilin bën pjesë, deputetja Musliu ka theksuar se kjo mbetet një çështje për të cilën nuk duhet pasur dilema

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka deklaruar se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka përkrahjen e të gjithë antarëve të PDK-së.

Kjo deklaratë e Musliut vie pas ngritjes së çështjes nga ana e analistit Dibran Hoxha mbi atë se a gëzon kryetari Krasniqi një mbështetje nga subjekti politik në të cilin bën pjesë.

“Memli Krasniqi jo vetëm të Sami Lushtakut që e ka përkrahjen por e ka përkrahjen e çdo anëtari të PDK-së por nëse ju, kushdo tjetër dhe LVV pret që antarët e PDK-së, duhet të flasin në kor dhe të mendojnë njëjtë kjo është gabim. PDK është PDK sepse e vlerëson debatin, e vlerëson mendimin ndryshe”, ka deklaruar Musliu.

Kjo e fundit ka theksuar se i vetmi që duhet të jape llogari për situatën e krijuar në Kosovë për të cilën lë përgjegjës Kurtin.

“Për situatën e jashtëzakonshme, përgjegjës kryesor është Albin Kurti dhe i vetmi që duhet të jap llogari, ju, dhe dhe qyetetarët e Kosovës, është Albin Kurti”, ka deklaruar ajo.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika