Kritikat ndaj gazetarëve të cilët morën pjesë në takimin e LDK-së për “dalje nga kriza”

Në emisionin "Rreth e Rrotull" është diskutuar rreth takimit të djeshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për “dalje nga kriza pa Kurtin", ku, ndër të tjera, u kritikuan gazetarët e analistët të cilët morën pjesë

Të ftuarit në emision "Rreth e Rrotull", Dibran Istrefi dhe Dibran Hoxha, analistë

Të ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” ishin Dibran Istrefi, drejtor informacioni në RTV Dukagjini, dhe analisti Dibran Hoxha, ku u diskutua rreth takimit të djeshëm të LDK-së “për dalje nga kriza”

Dibran Istrefi, ndër të tjera, theksoi se gazetarët janë më guximplotë, për shkak se ata flasin dhe artikulojnë qëndrimet dhe vënë në pah të gjitha, dhe për këtë arsye janë targeti më i lehtë.

“Njerëzit më të guximshëm sot në Kosovë janë gazetarët, për këtë arsye janë targeti më i lehtë dhe kritikat më të mëdha i marrin gazetarët për faktin se ata guxojnë me folë”, deklaroi Istrefi.

Ndër të tjera, Dibran Hoxha, i cili nuk ishte i ftuar në takimin e thirrur nga ana e LDK-së, nuk pajtohej me thirrjen e kësaj partie në të cilën theksohej për mobilizim në rrugën para të cilën e pret Kosova, mirëpo pa Kurtin.

“LDK nis mobilizimin për rrugën, pa Kurtin”, shtoi Hoxha.

Ndërkohë, Dibran Istrefi, tha se “gazetarët dhe opinionistët u përgjigjen gjithmonë thirrjeve edhe të kryeministrit, por edhe opozitës me ftesë. Mirëpo kur nisemi tek shoqëria civile e bizneset fillojnë kalkulimet”.

Ndryshe, të mërkurën e 5 korrikut është mbajtur takimi i thirrur nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ku me opinionistë e gazetarë kanë diskutuar për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë.

Ditë më parë, kryetari i LDK-së ka bërë të ditur se do të organizojë katër takimet e para me opinionistë e gazetarë, organizata të shoqërisë civile, profesorë universitarë e ish-diplomatë e biznese nga sektori privat në vend, për të diskutuar propozimet për “dalje nga kriza e tanishme izoluese e tensionuese”.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika