“Shihemi në FFK”: Fetahaj dhe Krasniqi “kapen” në Facebook, shkak i borxheve

Liridon Fetahaj duket që ka paralajmëruar kryetarin e Lirisë, Qemal Krasniqi, se do të ankohet në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) për shkak se klubi prizrenas nuk ka kryer të gjitha obligimet financiare ndaj tij

Një postim në Facebook i sulmuesit, Liridon Fetahaj, shfaqi në opinion me gjasë problemet mes tij dhe kryetarit të FC Lirisë, Qemal Krasniqi.

Fetahaj i ngazëllyer me ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë, shkroi se ”nuk kemi gjallë pa ata”. Replika e Qemal Krasniqit ishte ”paske naj interes ti”.

Megjithatë, i shpejtë ishte reagimi i sulmuesit të njohur kosovar. Ai tha se interesat e tij të vetme janë në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

”Qfar interesi ? Firm jo , pozite ne komun jo kemi gurbetqar duke nis nga vellau. Shihemi ne ffk Kryetar meqe ra fjala,ketu kam interes bajagi,” ka shkruar Fetahaj.

Siç merr vesh RTV Dukagjini, skuadra e Lirisë i ka mbetur një shumë të konsiderueshme të hollash borxh Liridon Fetahajt.

Ai ishte pjesë e prizrenasve sezonin e kaluar në Ligën e Parë. Fetahaj ishte një nga më meritorët pse Liria në fund u promovua në Superligën e Kosovës.

Pas përfundimit të edicionit, 31-vjeçari u transferua te Malisheva.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika