Haliti: Shqipëria e mori bajrakun që të vendos masa kundër Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka akuzuar Shqipërinë se "e mori bajrakun që të vendosë masa kundër Kosovës"

Deputeti i VV-së, Enver Haliti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, teksa ka folur për tensionet e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ka vlerësuar se anulimi i mbledhjes së dy qeverive nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, ishte një vendim i papritur dhe i pamenduar sesa do të shkaktojë dëme në raportet mes dy vendeve.

Ai ka shtuar se anulimi i kësaj mbledhjeje ishte një sinjal se shteti shqiptar ishte i pari që u rendit para shteteve ndërkombëtare dhe mori vendim që të vendosë masa kundër Kosovës.

Haliti ka theksuar se mbledhjet e dy qeverive kanë karakter simbolik dhe se marrëveshjet mes dy vendeve mund të nënshkruhen edhe pa nevojën për të organizuar mbledhjen.

“Mendoj që kjo ka edhe një zhvillim edhe të më hershëm, realisht anulimi i njëanshëm i zotit Rama për anulimin e mbledhjes së dy qeverive, ka qenë një vendim i papritur dhe i pamenduar sesa do të shkaktojë dëm anulimi i asaj mbledhjeje të dy qeverive. Për shkak se ne e dimë që ato mbledhje organizohen qe disa me radhë kanë edhe karakterin simbolik, për shkak se marrëveshjet mes dy vendeve mund të nënshkruhen edhe pa bashkim të dy qeverive”, ka thënë Haliti për emisionin FIVE.

Haliti ka theksuar se Kosova dhe shqiptarët nuk presin sanksione nga Shqipëria, por sipas tij, anulimi i mbledhjes së qeverive ishte një tregues se Shqipëria u vendos në një pozicion që dëmtoi Kosovën.

Ai gjithashtu ka shtuar se kjo ndodhi për shkak të një bindjeje të paqëndrueshme nga faktorët ndërkombëtarë dhe për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit, duke thënë se faji i kësaj situate qëndron te Kosova.

“Në si Kosovë edhe po të përballemi me sanksione shumë më të ashpra ne si Kosovë si shqiptarë asnjëherë nuk e presim nga ana e shtetit tanë, nga Shqipëria që të kemi masa apo sanksione. Anulimi i mbledhjes së dy qeverive ishte sinjal se shteti shqiptar ishte shteti i parë që u rendit para shteteve ndërkombëtare e mori bajrakun që t’i vendos masa Kosovës për shkak të një bindjeje që është e paqëndrueshme nga ana e faktorëve ndërkombatëra, për shkak të situatës së krijuar në veri se faji qëndron te Kosova”, ka deklaruar Haliti.

Deputeti Haliti gjithashtu ka përmendur si shembull presionin ndaj Serbisë në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë, ku siç ka thënë ai, Rama kishte kërkuar mirëkuptim për të mos bërë presion ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika