Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi: Serbia vazhdon me injorimin dhe mohimin e krimeve

Haradinaj ka deklaruar se idealet e të ndjerëve, vëllezërve Bytyqi vazhdojnë të kujtohen gjersa thekson se përpjekjet për drejtësi do të vazhdojnë të jenë evidente

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllezërit Bytyqi në përvjetorin e tyre.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se Serbia vazhdon të mohojë krimet e kryera në Kosovë, gjersa dekoron edhe kryesit e krimeve.

“Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë, iu bashkuan rreshtit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përpjekjet më vendimtare për lirinë e atdheut. Vetëm pak ditë pas përfundimit të luftës u arrestuan nga shteti serb, ku më pas u ekzekutuan. Shteti serb, përpos që i ekzekutoi ata dhe shumë shqiptarë tjerë, vazhdon me injorimin dhe mohimin e krimeve dhe me dekorimin e kriminelëve të luftës, mes tyre edhe ata që dyshohen se vranë vëllezërit Bytyqi. Sot e çdo ditë ndajmë dhembjen me familjen Bytyqi – me bacën Ahmet e me zonjën Bahrije dhe bashkëluftëtarët e ‘Atlantikut’”, ka shkruar ai.

Tutje, Haradinaj ka deklaruar se idealet e të ndjerëve Bytyqi vazhdojnë të kujtohen gjersa thekson se përpjekjet për drejtësi do të vazhdojnë të jenë evidente.

“Heroizmi, humanizmi e atdhedashuria e Agronit, Yllit e Mehmetit do të kujtohen ndër breza! Ne kurrë nuk do të ndalemi në përpjekjet për të çuar drejtësinë në vend për krimin e dëshmuar dhe vrasësit ta marrin dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar ai.


Ndryshe, më 15 korrik të vitit të kaluar, Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan ka miratuar një rezolutë, përmes së cilës i kërkon drejtpërdrejt Serbisë drejtësi për rastin e vrasjeve të tre vëllezërve Bytyqi, Ylli, Agron dhe Mehmet.

Në dokument theksohet se edhe pse autoritetet serbe e hetuan rastin, ato asnjëherë nuk i akuzuan individët që ishin pjesë e zinxhirit komandues.

Për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, Prokuroria e Serbisë në vitin 2006 e kishte ngritur një aktakuzë kundër dy zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq.

Megjithatë, ata ishin liruar më pas nga Gjykata e Apelit.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika