Haradinaj: Masakra e Srebrenicës, fatkeqësisht nuk e ndali regjimin e Millosheviqit të kryejë masakra të tjera në Kosovë

Masakra e Srebrenicës, 28 vjet më parë, fatkeqësisht nuk e ndali regjimin e Millosheviqit të kryejë masakra të tjera në Kosovë, me përmasa të një gjenocidi të ri, ka thënë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në përkujtim të gjenocidit në Srebrenicë, ka thënë se fatkeqësisht kjo masakër nuk e ndali regjimin e Millosheviqit të kryejë masakra të tjera në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka përkujtuar jetët e shuara në Srebrenicë.

“Kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë, nga aparati shtetëror i Millosheviqit. Njerëz të pambrojtur e pa asnjë faj, përfshirë edhe fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit”, shkroi ai.

“Masakra e Srebrenicës, 28 vjet më parë, fatkeqësisht nuk e ndali regjimin e Millosheviqit të kryejë masakra të tjera në Kosovë, me përmasa të një gjenocidi të ri. Qoftë i përjetshëm kujtimi për viktimat”, shtoi më tej Haradinaj.

Në përkujtim të gjenocidit në Srebrenicë, Bashkimi Evropian thekson përkushtimin ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjë-Hercegovinës. Sipas BE-së, pajtimi, paqja dhe drejtësia janë thelbësore për të ndërtuar një të ardhme të mirë për të gjithë popullin e Bosnjë-Hercegovinës.

Në reagimin e BE-së, pranohet dështimi dhe përgjegjësia për mbrojtjen e viktimave të cilët u masakruan nga forcat shtetërore serbe.

“Njëzet e tetë vjet më parë u shkrua një nga faqet më të errëta të historisë evropiane. Ne ndajmë pikëllimin dhe dhimbjen e familjeve dhe miqve të viktimave dhe të të mbijetuarve të gjenocidit në Srebrenicë”, thuhet në komunikatën e BE-së.

“Evropa kujton përgjegjësinë dhe dështimin e saj për të mbrojtur. Sot, ndërkohë që lufta shpërthen sërish në kontinentin evropian, ne zotohemi të bëjmë më mirë për të mbrojtur paqen dhe për të mbrojtur jetën”, vijon reagimi.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika