Pas sanksionimit të Vulin, reagon Ambasada e SHBA-së në Beograd

Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Vulin është sanksionuar për përfshirje në krim të organizuar dhe destabilizim të rajonit. Lidhur me këtë, Ambasada e SHBA-së në Serbi ka deklaruar se mbesin të palëkundura në ekspozimin e aktiviteteve korruptive

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi ka reaguar pas sanksionimit të shefit të inteligjencës serbe dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Aleksander Vulin, nga ana e SHBA-së.

Me anë të një postimi në Twitter, Ambasada thekson se SHBA-të mbesin të palëkundura në ekspozimin e aktiviteteve korruptive dhe se mbështetja e tyre për qytetarët mbetet evidente.

“Ky veprim nuk ka për qëllim asnjë nga institucionet e Republikës së Serbisë. SHBA është e palëkundur në përpjekjet e saj për të ekspozuar ata që janë të përfshirë në aktivitete korruptive dhe destabilizuese që minojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe thellojnë ndikimin malinj të Rusisë në rajon. SHBA vazhdon të mbështesë qytetarët e Serbisë në rrugën e reformimit të sistemit gjyqësor, luftës kundër korrupsionit dhe krijimit të një të ardhmeje më të mirë”, thuhet në njoftim.

Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandër Vulin, është bërë pjesë e listës së personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka njoftuar Departamenti Amerikan i Thesarit.

Në faqen zyrtare të tyre, thuhet se Vulin kishte shfrytëzuar pozicionin e tij për të lehtësuar aktivitetet politike dhe interesat personale dhe për rrjedhojë, kishte lehtësuar aktivitetet ruse në Serbi dhe rajon, duke cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Siç thuhet në njoftim, Vulin ishte përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës gjersa përmendet edhe qëndrimi i tij prorus.

Vulin është drejtor i Agjencisë Informative të Sigurisë së Serbisë dhe më parë ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes dhe ministër i Brendshëm.

Shija e redaktorit

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me ç'rast ka vizituar ushtarët amerikanë të...

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Të fundit nga rubrika