Ajaxi gjen zëvendësuesin e Erik ten Hag

Javë më parë, Erik ten Hag, ishte zyrtarizuar si trajneri i ri i Manchester United, drejtimin e të cilit do e ketë në qershor.

Trajneri holandez ka qëndruar deri në fund të sezonit me Ajaxin, me të cilin ka fituar edhe titullin e kampionit në Holandë.

Por pas largimit të Ten Hag, Ajax ka gjetur zëvendësuesin e tij dhe bëhet fjalë për trajnerin Alfred Schreuder.

49-vjeçari rikthehet në Amsterdam, aty ku kishte qenë ndihmës i Ten Hag për një vit e gjysmë nga janari i vitit 2018 deri në verën e vitit 2019.

Schreuder ka qenë edhe ndihmës i Ronald Koeman te Barcelona, derisa ende vazhdon ta drejtojë skuadrën belge Club Brugge deri në fund të sezonit në Belgjikë.

Trajneri holandez ka drejtuar ekipet e para edhe të TSG Hoffenheim dhe Twentes , derisa më parë ka qenë asistent edhe te Vitesse.

Ajaxi e ka zyrtarizuar trajnerin e ri, i cili e njeh mjaftë mirë ambientin në Amsterdam dhe synon të vazhdojë të fitoj trofe me Ajaxin edhe për vitet e ardhshme.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika