Qeveria zbardh katër pikat për qetësimin e situatës në veri: Prania policore zvogëlohet, do të shpallen zgjedhjet e reja në veri pas verës

Përmes një komunikate për media, Qeveria e Kosovës ka zbardhur katër pikat për qetësimin dhe de-eskalimin e situatës në veri

Qeveria e Kosovës ka thënë se fokusi kryesor i takimit tё djeshёm nё Bratisllavё me pёrfaqёsuesin e Lartё tё Bashkimit Evropian, Lajçak dhe zëvëndëskryeministrit Bislimi ishte krijimi i parakushteve pёr pёrforcim tё fokusit nё zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes Bazike tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datёs 18 mars.

Përmes një komunikate për media, Qeveria njofton se në këtë kontekt janë dakorduar për katër pika.

“• Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale. • Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës, do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale. • Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve. • BE do t’i ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel, me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje bëhet e ditur se veprimet e sipёrpёrmendura do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika