Prokuroria kërkon paraburgim për personin që ka dhunuar seksualisht një të mitur në Junik

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Sh. Ll, që dyshohet se ka kryer veprën penale "Dhunim"

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit Sh. Ll. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 nën paragrafin 4.2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, në mes të datave tre dhe pesë maj 2022 në Junik, i pandehuri Sh. Ll. në shtëpinë e tij,  e ka detyruar me forcë të dëmtuarën e mitur H. F., të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj.

“I pandehuri fillimisht e takon dhe përshëndet të dëmtuarën në rrugë, por, e njëjta, nuk ndalon dhe vazhdon rrugën, ndërsa i pandehuri e përcjell dhe përsëri e takon të dëmtuarën duke e ftuar për kafe në një lokal në Gjakovë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se “pasi qëndrojnë për një kohë në lokal, i pandehuri më pas e fut të dëmtuarën në automjet dhe e dërgon në shtëpinë e tij në Junik. Gjatë qëndrimit në shtëpi i pandehuri me përdorim të forcës dhe pa pëlqimin e saj tri herë kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën, derisa e dëmtuara arrin që të dalë nga dritarja e shtëpisë, largohet nga vendi i ngjarjes dhe paraqet rastin në polici”.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit Sh. Ll., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Ndërsa, i pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim që nga data 11 maj 2022.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika