Delegacioni i Belgjikës: Kosova të jetë anëtare e asociuar e Asamblesë Parlamentare së NATO-s

Një delegacion nga Parlamenti Federal i Belgjikës të NATO-s ka përkrahur anëtarësimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s si anëtare e asociuar

Një flamur i NATO-s duke valëvitur në selinë e Aleancës.

Kreu i delegacionit belg në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Theo Francken, ka shprehur mbështetjen e Belgjikës për anëtarësimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s si anëtarë asociuar.

Francken dhe delegacioni belg u takuan këtë të enjte me delegacionin e Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s më 14 korrik.

Francken ka theksuar se Kosova mund dhe duhet të jetë anëtare e asociuar e Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s, duke e cilësuar këtë si hap të mirë drejt integrimit.

Ai gjithashtu ka vënë në dukje rëndësinë e diskutimit të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor në AP të NATO-s.

“Kosova mund dhe duhet të jetë anëtar i asociuar i Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s, ky do të ishte një hap i mirë i integrimit. AP-ja e NATO-s e ka të rëndëishme ta diskutojnë stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, kjo mbetet prioritet për ne”, ka deklaruar Francken përgjatë një konference për media.

Kreu i delegacionit belg në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Theo Francken.

Kuvendi i Kosovës është pjesë e kësaj Asambleje Parlamentare si “delegacion vëzhgues”, bashkë me vende të tjera si Australia, Egjipti, Japonia, Koreja e Jugut, Kazakistan, Palestina dhe Tunizia.

Ndërsa, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë delegacione anëtare.

Nëse Kosova bëhet anëtare e këtij organi si delegacion i asociuar, ajo do të bashkohet me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën si vende nga rajoni.

Delegacionet e Belgjikës dhe të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në konferencë për media, 14 korrik 2023.

Ndërkaq, deputeti Driton Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje, përfaqësuesi i delegacionit të Kuvendit të Kosovës, ka falënderuar Belgjikën për përkrahjen e saj.

Hyseni ka thënë se tre deputetët belgë konfirmuan mbështetjen e tyre për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke shprehur dëshirën që Kosova të jetë pjesë e familjes së vlerave evropiane.

Delegacioni belg do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, si dhe me kryetarët dhe zëvendëskryetarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, dhe Komisionit për Integrim Evropian.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika