Ish-komandant Remi nis të merret në pyetje nga mbrojtja e Thaçit

Siç ka prezantuar mbrojtja, koha në të cilën ish-komandanti Remi planifikon të merret në pyetje është dy orë nga mbrojtja e Veselit, mbrojtjes së Selimit rreth 5 orë dhe mbrojtjes së Krasniqit rreth 4 orë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Llapit ka nisur të merret në pyetje nga mbrojtja e ish-presidentit Thaçi.

Dëshmitari Mustafa është dëshmitari i 13-të me radhë në këtë çështje gjyqësore dhe seancën e së premtes ka filluar të përgjigjet në pyetjet e avokatit mbrojtës, Luka Misetic, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Siç ka prezantuar mbrojtja, koha në të cilën ish-komandanti Remi planifikon të merret në pyetje është dy orë nga mbrojtja e Veselit, mbrojtjes së Selimit rreth 5 orë dhe mbrojtjes së Krasniqit rreth 4 orë.

Nga prokurorja speciale nuk është përjashtuar as mundësia e të parashturarit pytje shtesë dhe se dëshmia e dëshmitarit Mustafa mund të vazhdojë edhe javën e ardhshme.

Ndryshe, në seancën e djeshme ka përfunduar marrja në pyetje e dëshmitarit Mustafa nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, konkretisht prokurores Clare Lawson dhe mbrojtësit të viktimave, Simon Laws, pyetjet e të cilit janë bërë në sesion privat.

Mustafa ka filluar dëshminë e tij në seancën e së martës dhe ka vazhduar në seancat e së  mërkurës dhe të enjtes, raporton Betimi për Drejtësi.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi pretendohet të kenë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Që të katërt janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika