Ministri Peci liron nga detyra këshilltarin Muzliukaj, i cili u arrestua për keqpërdorim të detyrës

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, liron nga detyra këshilltarin e tij, Hysen Muzliukaj, i cili u arrestua për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Policia ka kryer bastisje në dy lokacione dhe ka gjetur 60 mijë euro.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e ka liruar nga detyra këshilltarin e tij, Hysen Muzliukaj, i cili sot u arrestua si i dyshuar për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” për kohën sa ishte drejtor në komunën e Mitrovicës.

Lajmin për lirimin e tij nga detyra e konfirmoi për Portalin Dukagjini, shefja e kabinetit të ministrit Peci, Flutura Mustafa Pllana.

“Ministri Faton Peci, derisa drejtësia ta thotë fjalën e fundit, Z. Muzliukaj do ta lirojë nga detyra. Me respekt, Flutur Mustafa Pllana, shefe e Kabinetit”, tha ajo.

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në dy lokacione të dy të dyshuarve, kryeshefit ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka dhe Hysen Muzilukaj, këshilltar i ministrit të Bujqësisë.

Sipas njoftimit, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale, në njërin lokacion janë gjetur 60 mijë euro, duke ngritur dyshimin se të dyshuarit kanë keqpërdoruar detyrën zyrtare.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika