Erdogan thotë se është pajtuar me Putinin për zgjatjen e marrëveshjes për drithërat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se ka arritur pajtim me presidentin rus, Vlaidmir Putin, që të zgjatet marrëveshja për drithërat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se ka arritur pajtim me presidentin rus, Vlaidmir Putin, që të zgjatet marrëveshja për drithërat.

Kjo marrëveshje, që skadon më 17 korrik, mundëson eksportin e drithërave nga portet në Detin e Zi të Ukrainës.

Duke folur për gazetarët, Erdogan tha më 14 korrik se ka shpresë që marrëveshja të zgjatet.

Kjo marrëveshje është ndërmjetësuar vitin e kaluar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, disa muaj pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës.

Një ditë më herët, Komisioni Evropian tha se po ndihmon OKB-në dhe Turqinë që të zgjasin marrëveshjen dhe janë duke shqyrtuar “të gjitha mundësitë” në këtë drejtim.

Rusia vazhdimisht ka kërcënuar se nuk do ta vazhdojë marrëveshjen. Ajo ka paraqitur një sërë kërkesash, sikurse heqjen e kufizimeve ndaj eksporteve bujqësore ruse dhe lidhjen e Bankës Bujqësore ruse në sistemin e pagesave SWIFT. Më herët gjatë javës, në përpjekje për zgjatjen e marrëveshjes së drithërave, OKB i ofroi qasje Rusisë në sistemin SWIFT.

Marrëveshja për drithërat ka mundësuar lehtësimin e krizës globale ushqimore, që u përkeqësua pas bllokimit të porteve ukrainase për shkak të luftës. /REL

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika