Lirohet ish-këshilltari i ministrit Peci që u arrestua para një dite

"I lumtur qe Gjykata Themelore ne Prishtine korigjoj gabimin e Prokuroriae Speciale duke refuzuar kerkesen e saj per caktimin e paraburgimit mdaj klientit tim Hysen Muzliukaj! Hyseni eshte i lire dhe jemi te binduar qe edhe epiogu perfundimar do te jete pafajesia e tij"

Lirohet ish-këshilltari i ministrit Peci që u arrestua para një dite

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës para disa ditësh pati konfirmuar arrestimin e kryeshefit ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka dhe Hysen Muzilukaj, këshilltar i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Por, ish-këshilltari i Pecit, Muzliukaj (ish-këshilltar, pasi Peci e liroi ditën kur u arrestua) është liruar ka bërë të ditur avokati i tij, Ahemt Tahiri.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se Gjykata Themelore e ka korrigjuar “gabim” e Prokuroisë Speciale, duke refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Muzliukajt.

“I lumtur qe Gjykata Themelore ne Prishtine korigjoj gabimin e Prokuroriae Speciale duke refuzuar kerkesen e saj per caktimin e paraburgimit mdaj klientit tim Hysen Muzliukaj! Hyseni eshte i lire dhe jemi te binduar qe edhe epiogu perfundimar do te jete pafajesia e tij!”, ka shkruar Tahiri.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se të dy dyshohen se me dashje e kanë shfrytëzuar detyrën me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë.

“Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se dy personat të ndaluar, të pandehurit F.M dhe H.M, në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë, “të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në kryerjen e veprës penale [Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar], e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal të Republikë së Kosovës”.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika