Klinaku: Presidentja i mori me shkrim kërkesat tona, i thamë të luajë rol unifikues

Ushtruesi i detyrës i veteranëve të luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, tha se pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ia kanë dhënë me shkrim të gjitha ankesat dhe ligjet që sipas tyre i ka shkelur Qeveria e Kosovës. Klinaku vlerësoi përgjigjen e shpejtë të presidentes dhe shprehu shqetësimin e tyre për mungesën e takimeve me kryeministrin Albin Kurti. Ata kanë kërkuar që presidentja të luajë rolin e saj unifikues dhe të adresojë shqetësimet e tyre

Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ushtruesi i detyrës i veteranëve të luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, tha se asaj ia kanë dhënë me shkrim të gjitha ankesat dhe ligjet që sipas tij i ka shkelur Qeveria e Kosovës.

Klinaku tha se veteranët e vlerësojnë pozitivisht përgjigjen e shpejtë për t’u takuar me ta, për dallim sipas tij nga kryeministri Albin Kurti, i cili sipas Klinakut, që nga viti i kaluar nuk ka pranuar të takohet.

Klinaku tha se nga presidentja kanë kërkuar ta luajë rolin e saj unifikues, sepse sipas tij Kurtit, po e bën të kundërtën.

“Paraqitëm shqetësimet tonë për shkelje të ndryshme të qeverisë, I thamë se adresa e fundit ka mbet Presidentja… I treguam se me ligje të mëhershme, fare si organizata të dala nga lufta nuk janë konsultuar për ndryshime ligjore, as nuk na kanë ftuar asnjëherë në dëgjime publike”, tha ai.

“Nuk kemi kontakte me Kurtin prej vitit të kaluar. S’kemi as me këshilltarin për kategoritë e dala nga lufta. Kjo qeveri as ky kuvend nuk ka pasur kontakte me neve. Ju kemi dërgu shkresa nuk nau kanë përgjigj. Na erdh mirë që u përgjigj Presidentja, shpejt. I shprehëm shqetësimet tona, për veteranët, e për invalidët. Presidentja i mori me shkrim ato që ua dhamë për ligjet që duhet të bazohet, I thamë ta luaj rolin e unitetit. Kjo qeveri është e interesuar të krijoj përqarje”, vijoi ai.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika