Lati: Osmani kishte dhënë fjalë të mira në takim, tashmë ajo e ka mundësinë ta tregojë veten

Emin Lati nga Organizata për Veteranët e Luftës ka deklaruar se ligji i pagave minimale paraqet një mundësi për Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriun për të treguar veten

Ndonëse nuk ishte pjesë e takimit me presidenten Vjosa Osmani, Emin Lati nga Organizata për Veteranët e Luftës ka deklaruar se Osmani kishte dhënë fjalë të mira në takim, dhe se cili do jetë veprimi i saj mbetet të shihet.

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Lati ka deklaruar se ligji i pagave minimale paraqet një mundësi për Osmanin për të treguar veten në sytë e popullit.

“Qysh më thanë, i kishin pritur mirë, do fjalë të mira ua kishin dhënë. I mbetet presidentes të vendos për të mirën tonë. Iu kishin treguar edhe për ligjet, ku kanë bërë shkelje Parlamenti dhe Qeveria. I kishte premtuar se do t’i shikojë dhe do t’i realizojё gjërat në favorin tonë. Mbetet të shihet. Ishalla presidentja ka pak gjak shqiptari, e ka mundësinë të tregojë veten për qytetarët e këtij vendi, për të mirën e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Se cila mbetet kërkesa primare e veteranëve, Lati ka deklaruar se ata duan që ligji të kthehet përsëri në Kuvend.

“Le të kthen edhe një herë në Kuvend, të shohim edhe një herë se cila është më e mira e mundshme për kategoritë e dala nga lufta..kjo që ndodhi, që na larguan nga skema, kanë bërë keq. Kjo nuk është në rregull. Jemi të gatshëm për bashkëpunim, ne kemi luftuar që ky vend të jetë më i mirë”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Lati ka deklaruar se në seancën e së enjtes do të ketë bllokim të parlamentit nëse miratohet paga minimale.

“Të enjten ne do dalim, do t;iu bëjmë thirrje veteranëve, invalidave, familjeve të dëshmorёve për të mbrojtur interesin tonë, do të bllokojmë parlamentin”, ka deklaruar ai,

Njëjtë ka deklaruar edhe kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika