Pakënaqësi me projektligjin e ri për KPK-në, MD-ja: Në përputhje me Kushtetuesen

Ka pasur sërish pakënaqësi me projektligjin e ri për KPK-në që Qeveria i ka dhënë për herë të dytë dritën e gjelbër. Megjithatë kritikave të KPK-së, shoqërisë civile dhe e opozitës, Ministria e Drejtësisë u përgjigjet duhet ripërsëritur se i ka adresuar kërkesat e Gjykatës Kushtetuese

Tre muaj pasi ia rrëzoi Kushtetuesja, Ministria e Drejtësisë megjithëse e pakënaqur, i bëri ndryshimet e kërkuara në versionin e dytë të Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Pavarësisht kësaj, organizatat e shoqërisë civile, vetë KPK-ja dhe një pjesë e opozitës nuk po e japin një miratim të tillë.

Sidoqoftë vetë dikasteri që ka përpiluar dispozitat e reja tregon cilat janë risitë e versionit të ri.

“Është prek përbërja, kemi përbërjen në dy drejtime, përbërja e përhershme që do të jetë 7 anëtarëshe dhe përbërja e përkohshme  që do të jetë 19 anëtarëshe, pastaj janë forcu kriteret për të qenë anëtar i KPK-së, mandej është rritë transparenca dhe llogaridhënia si dhe është rritë roli dhe mandati kushtetues i Këshillit”, ka thënë Nimoni.

PDK-ja edhe LDK-ja thonë se Projektligji akoma nuk ka shkuar në Kuvend, për çka nuk kanë përgjigje definitive rreth tij.

Megjithëkëtë deputetja Blerta Deliu-Kodra, anëtare e Komisionit për Legjislacion, thotë se me aq sa kanë parë, as ky projektligji i dytë nuk i adreson mangësitë e të parit.

“Ajo që sot duhet të thuhet është se nuk janë inkorporuar ato vërejtje që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj dhe kjo bie ndesh edhe me përpjekjet tona që Ligji i KPK-së të jetë në përputhje me standardet e Komisonit të Venecias, dhe të jetë një ligj që e kryen punën për të cilën miratohet”, ka thënë Deliu-Kodra.

Kurse, anëtari i këtij komisioni nga LDK-ja ka thënë se do t’i japin vlerësimet e tyre pasi që projektligji të shkojë në duart e tyre.

Por shefi i kabinetit të ministres së Drejtësisë, Genc Nimoni thotë se projektligji i ri adreson krejt çka ka kërkuar Kushtetuesja, andaj nuk i jep gjasë rrëzimit të sërishëm.

“Janë 3-4 çështje kryesore që i ka prekë aktgjykimi i gjykatës kushtetuese, ne konsiderojmë se ato rregullime që janë bërë janë në përputhje të plotë më aktgjykimin, është përbërja gjykata kushtetuese përmend nevojën për balancimin të anëtarëve prokurorë dhe jo prokurorë, pastaj nevojën për pluralizëm, dhe ne në këtë drejtim kemi vepru, e kemi bërë këtë përbërjen 19 anëtarëshe në mënyrë që ta arrijmë këtë balancin dhe pluralizmin, e cila do të jetë e përkohshme deri më 1 janar 2026”, ka vijuar Nimoni.

Në lidhje me reagimin e Këshillit, se MD-ja sërish ka vazhduar moskoordinimin me KPK-në dhe njëanshëm kanë miratuar projektligjin, në ministri thonë se takimet me Këshillin i kanë pasur të vazhdueshme dhe se në parim ata janë pajtuar me ndryshimet e bëra.

Veç se, sipas Nimonit, KPK-ja ka pasur kërkesa që kanë rënë ndesh me kërkesat e fundit të Kushtetueses.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika