Ademi: Ka filluar eventi “Tournament Prishtina 2023” që zhvillohet nën patronatin e FFK-së

Ka filluar të martën eventi “Tournament Prishtina 2023”, ku do të marrin pjesë 32 ekipe seniore, 16 ekipe të fëmijëve, si dhe ekipe të vajzave, institucioneve, por edhe të personave me nevoja të veçanta

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka njoftuar të martën se ka filluar eventi “Tournament Prishtina 2023” që zhvillohet nën patronatin e FFK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Ademi ka treguar se ky turne do të zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe do të zgjasë deri më 24 korrik.

“Në këtë turne marrin pjesë 32 ekipe seniore, 16 ekipe të fëmijëve, si dhe ekipe të vajzave, institucioneve, por edhe të personave me nevoja të veçanta,” ka shkruar i pari i shtëpisë së futbollit kosovar.

Sipas tij, për dallim nga viti i kaluar interesimi është rritur për nga numri i ekipeve pjesëmarrëse.

Ademi ka ftuar shikuesit që ta ndjekin nga afër këtë turne.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika