Kurti: Bizneset kanë më shumë nevojë sesa kërkesë, po japim kontribut në zbutjen e këtij hendeku

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një bashkëbisedim me bizneset nga Sektori i Drurit dhe i Mobilieve ka thënë se qeveria është duke punuar që ta zbusë hendekun mes kërkesës dhe nevojës në biznese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar të enjten një bashkëbisedim me bizneset nga Sektori i Drurit dhe i Mobilieve për identifikimin e profileve të nevojshme të Arsimit dhe Aftësimit Profesional kundrejt nevojave të tregut të punës.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari si dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Shefi i ekzekutivit në këtë takim ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se një ndër shtyllat e zhvillimit ekonomik të vendit është ndërlidhja e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në tregun e punës.

Sipas tij, çështja është se si “të bëjmë që për diploma në shkollat tona të kemi vende pune në ekonominë tonë dhe për këtë e kemi përgjegjësinë edhe sektori publik dhe ai privat”.

“Ka numër të madh të rasteve në Kosovë ku bizneset kanë më shumë nevojë sesa që ka kërkesë, derisa tha se këtu Qeveria përmes politikave të saj të japë kontributin e saj në zbutjen e këtij hendeku, sepse, siç tha ai, e kemi vërejtur që sa herë flasim për ekonominë përfundojmë duke folur për arsimin, dhe sa herë flasim për arsimin përfundojmë duke folur për ekonominë. Andaj, kemi arritur në përfundimin që e vetmja gjë më e rëndësishme edhe se ekonomia edhe se arsimi, është lidhja mes këtyre dyjave”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera, kryeministri theksoi se këtë vit ka filluar pilotimi i programeve të arsimit dual sipas modelit gjermanofolës në Evropë.

“Këtë vit shkollor, arsimi dual ka filluar në katër shkolla profesionale, në tri komuna, me katër profile: kuzhinier, floktar, murator dhe asistent i mikpritjes hoteliere. Bazuar në suksesin e këtij pilotimi, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, KIMERK dhe ShPDK, pra Klasteri i Industrisë, Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës dhe Shoqata e Përpunuesve të Drurit, ka punuar drejt zgjerimit të aftësimit dual me tetë profile shtesë dhe ka filluar përgatitjet për të mbështetur shkollat gjatë zbatimit. Sipas interesimit të shprehur nga vetë komunat dhe shkollat, në vitin shkollor 2023/2024, në 21 shkolla profesionale, në 13 komuna do të ofrohen tetë profile shtesë: rrobaqepës, automekanik, përpunues i metalit, përpunues i drurit, instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, instalues elektrik, tregtar me shumicë dhe pakicë, estetist. Këto janë tetë profilet shtesë, të cilat po i bashkëngjisim atyre katër ekzistuese”.

Duke iu referuar studimeve të mëhershme, kryeministri Kurti shtoi se në ndërmarrjet prodhuese në Kosovë më pak se 5 për qind e punëtorëve aftësohen brenda muajit të parë, duke lënë të nënkuptohet se 95 për qind plus të punëtorëve të ndërmarrjeve prodhuese, u duhet më shumë se një muaj që të aftësohen për punën që duhet ta bëjnë.

“Kjo është një kosto për bizneset tona, dhe rrjedhimisht dhe kjo është arsyeja pse ne dëshirojmë që si shtet ta marrim barrën e kualifikimit sa më të mirë të fuqisë punëtore”, tha ai.

Ndërkaq, Rozeta Hajdari, ministrja e Tregtisë, iu drejtua përfaqësuesve ndërmarrës duke vlerësuar se Qeveria me ndihmën e tyre ka arritur hartimin e strategjisë e cila do të bëjë që industria të jetë më e integruar globalisht, e aftë dhe të prodhojë produkte më vlerë të shtuar, duke theksuar se MINT do ta ndihmojë MAShTI-in për identifikimin e profileve të nevojshme për zhvillim më të shpejtë industrial.

“Ne ju falënderojmë që me ju, me imputet e tuaja kemi gjetur jo vetëm vizionin e qartë për transformim industrial deri në vitin 2030, por edhe vullnetin e juaj për të kontribuar në arsimin dhe aftësimin dual”, shtoi ministrja Hajdari.

Ndërkaq, ministrja Nagavci tha se vitin e kaluar për herë të parë ka filluar implementimin e sistemit dual të mësimit në katër profile që nënkupton se në 51%, pra gjysmën e kohës, gjatë tri viteve nxënësit do ta kalojnë në biznese dhe se për të qenë të suksesshëm në implementimin e mësimit dual është tejet e rëndësishme bashkëpunimi i ngushtë me kompanitë, me bizneset fëmijët do të jenë në 51% të kohës.

Ministrja bëri të ditur se përveç me ministritë e tjera të linjës kanë bashkëpunuar ngushtë edhe me Qeverinë, odat edhe me shoqatat sektoriale përveç se me drejtoritë komunale të arsimit.

Pas këtij takimi, kryeministri po ashtu do të mirëpresë për një bashkëbisedim edhe përfaqësues të bizneseve nga sektori i ushqimit dhe i pijeve.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika