Dialogu, pa rezultat nga takimet e kryenegociatorëve

Në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë i cili zhvillohet në kryeqytetin belg po rezultojnë të pa suksesshme. Kjo pasi që dje kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi dhe ai serb, Petar Petkoviq nuk arritën që të pajtohen për një takim të përbashkët me emisarin e BE-së për dialog Petar Petkoviq. Sipas deputetëve opozitar BE-ja ka dështuar në raport me procesin e dialogut

Takim i gjatë u zhvillua gjatë së mërkurës në Bruksel.

Mirëpo duket se ishte i pasuksesshëm edhe për faktin që ndërmjetësi i procesit të dialogut, Miroslac Lajcak, nuk arriti që t’i ulë kryenegociatorët në një tavolinë të vetme.

Zëvnëskryeministri Besnik Bislmi dhe drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, nuk pranuan të takoheshin me njëri tjetrin.

E kjo sipas deputetëve të pushtetit ka ndodhur shkaku i dekonstruktivitetit të palës serbe.

“Për t’i dhënë një epilog procesit nuk po ka vullnet Serbia, u pa kjo edhe dje që ata janë të gatshëm të vazhdojnë më këtë dekonstriuvitetin e tyre në mënyrë që ky proces t’i mbaj shtetet peng”, ka thënë Arbëreshë Kryeziu Hyseni nga Lëvizja Vetëvendojse (LVV).

Qëndrime jo të përafërta me deputeten Kryeziu ka deputeti Hisen Berisha, i cili thotë se politika evropiane ka dështuar në raport me Kosovën.

“E ka marrë Kosovën në all in one dhe njohje të ndërsjell dhe e ka kthyer në një situatë ku sflitet fare për njohje dhe nuk përkon me marrëveshjet e Brukselit e Ohrit por flitet tash për një republikë autonome serbe”, ka thënë Hisen Berisha nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Pavarësisht kësaj, njohësit e procesit të dialogut po thonë se Qeveria e Kosovës patjetër duhet të gjej një zgjidhje për të rikthyer situatën në normalitet në veri.

“Përveç zbatinit të plotë të Marrëveshjes Bazike, qeveria kosovare është duke insistuar edhe në të ashtuquajturin plan i sekuencimit, që sipas tyre duhet të jetë i paanshëm dhe të garantojë në zbatimin e plotë të saj”, është shprehur analisti Visar Xani.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika