Prokuroria nis hetimet për një rast që ministri Peci e denoncoi në Facebook

Pas kritikave që ministri i Bujqësisë, Faton Peci u bëri institucioneve të drejtësisë për mosveprime në rastet që po i denoncojnë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet. Ministri, ashtu sikurse kolegët e tij nuk ka kursyer kritikat në Facebook për sistemin e drejtësisë, derisa avokatët thonë se pushteti duhet të ndalojë këtë gjuhë ndaj institucioneve të drejtësisë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka nisur hetimet për tjetërsimin e pronave që ishin në pronësi të Institutit Bujqësor të Kosovës.

Ky veprim vjen pak ditë pasi që ministri i Bujqësisë, Faton Peci kritikoi organet e drejtësisë përmes një statusi në Facebook, duke ngritur dyshime për tjetërsimin e pronave shtetërore për interesa personale.

Nga Prokuroria shkurt vetëm kanë konfirmuar nisjen e hetimeve, duke mos treguar se pse një hetim i tillë nuk ishte bërë më herët.

“Referuar pyetjeve tuaja,  ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë për grumbullimin e informatave dhe provave lidhur me këtë çështje, andaj në bazë të të gjeturave do të veprojë tutje”, thonë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Ministri i Bujqësisë, që nga marrja e mandatit të tij vazhdimisht ka fajësuar institucionet e drejtësisë dhe ka thënë se ka denoncuar raste të shumë keqpërdorimeve, që sipas tij, janë kryer në këtë ministri.

Por pavarësisht kësaj, as ministri Peci e as zyrtarë të kësaj ministrie, nuk kanë pranuar të flasin rreth këtyre denoncimeve.

Avokati Yll Zekaj thotë se denoncimet që ministri ka bërë për keqpërdorimet brenda institucionit që ai udhëheq duhet të jenë alarm për sistemin e drejtësisë.

Por, ai vlerëson se nuk duhet që të përdoret gjuhë e ashpër dhe vazhdimisht të ndërhyhet në punët e këtyre institucioneve.

“Politika asnjëherë nuk duhet të përzihet në sistemin e drejtësisë, politika mund ta ndihmojë atë duke i identifikuar edhe rastet sic po bënë edhe ministri Peci, por me identifikimin e rastit me orientimin e atyre rasteve në sistemin e drejtësisë, mbaronë më kompetenca e ministrit, për të gjuajtur gurë, mbi sistemin e drejtësisë, edhe ashtu një sistem i brishtë dhe është idetifikuar si lehtë i ndikueshëm”, ka thënë Yll Zekaj – Avokat.

Ministrat e Qeverisë Kurti vazhdimisht kanë kritikuar sistemin e drejtësisë.

Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Faton Peci shpesh përmend se ka dërguar në Prokurori shumë raste që kanë të bëjnë me keqpërdorime me subvencione e me menaxhimin e pronave.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika