Gjilan, i dyshuari për kontrabandë mallrash sulmon policët gjatë tentativës për arrestim

Një i dyshuar për kontrabandë mallrash në Gjilan raportohet se ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë tentativës për ta arrestuar

Policia e Kosovës, foto ilustrim

Një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar të hënën, më 24 korrik, në Gjilan, pasi ka tentuar të godasë dy zyrtarë policie me automjetin e tij kombi.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24–orësh, incidenti ka ndodhur pasi zyrtarët e policisë kufitare i kishin dhënë shenjë për t’u ndalur, duke dyshuar se në automjetin e tij kishte mallra të kontrabanduara.

Gjatë konfrontimit, njëri nga zyrtarët policorë ka përdorur mjetet zyrtare në vetëmbrojtje, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime apo dëme materiale.

I dyshuari është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje sipas vendimit të prokurorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me automjetin e tij kombi ka tentuar të godas dy zyrtarët policor të cilët i kishin dhënë shenjë për tu ndalur për shkak se në automjet i dyshuari kishte pasur të ngarkuara mallra të ndryshme-kryesisht pije alkoolike të cilat dyshohej se ishin të kontrabanduara. Gjatë ballafaqimit, njëri nga zyrtarët policor në vetëmbrojtje, ka përdorur mjetet zyrtare por nuk janë shkaktuar lëndime  apo dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në automjetin e tij kombi, i cili është shoqëruar në terminalin doganor “Dheu i Bardhë,” janë gjetur mallra të ndryshme, kryesisht pije alkoolike, të cilat dyshohet se ishin të kontrabanduara.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë njoftuar menjëherë institucionet kompetente lidhur me këtë rast dhe, sipas njoftimit, do të vazhdojnë me procedurat e mëtejshme.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika