Putin “shumë i sëmurë me kancer në gjak”, thotë një oligark rus

Një oligark rus, ka thënë se Presidenti Vladimir Putin është shumë i sëmurë dhe ka kancer në gjak

Vladimir Putin është “shumë i sëmurë me kancer në gjak”, besohet të ketë thënë një oligark me lidhje të ngushta me liderin rus.

Oligarku pa emër ishte regjistruar duke diskutuar për shëndetin e Putinit me një kapitalist perëndimor, në mes të marsit, në një regjistrim të siguruar nga New Lines, një revistë amerikane.

Pretendimet e reja vijnë pas shqetësimeve në rritje për shëndetin e liderit të Kremlinit, i cili është shfaqur i dobët në ngjarjet publike, përfshirë edhe festimet e Ditës së Fitores, javën e kaluar, ndërsa videot që kanë qarkulluar tregojnë presidentin Putin “duke u tronditur në mënyrë të pakontrolluar”.

Publikisht, Kremlini ka deklaruar se zoti Putin është në mirë, por masat e tij të rrepta paraprake gjatë pandemisë, dhe përdorimi i një tavoline të gjatë për të takuar udhëheqës të tjerë politikë kanë forcuar thashethemet, raporton Independent.

Oligarku rus thotë se zoti Putin kishte një operacion në shpinë që lidhej me kancerin e tij në gjak, pak para se të urdhëronte pushtimin e Ukrainës – të cilin ai e ka quajtur një “operacion special ushtarak”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Ai shton se presidenti është “çmendur”.

Sipas tij, ka një zhgënjim të thellë në Moskë për gjendjen e ekonomisë , dhe duke folur në emër të oligarkëve të tjerë, thotë “ne të gjithë shpresojmë” që zoti Putin të vdesë.

“Ai shkatërroi absolutisht ekonominë e Rusisë, ekonominë e Ukrainës dhe shumë ekonomi të tjera – i shkatërroi [ata] absolutisht”, thotë oligarku.

“Problemi është me kokën e tij. Një djalë i çmendur mund ta kthejë botën përmbys”.

Biznesmeni perëndimor ka mbajtur anonim emrin e oligarkut për arsye të sigurisë, pasi ka regjistruar bisedën pa lejen e tij, raporton revista New Lines.

Vladimir Putin u përball me një kontroll intensiv pas një takimi të regjistruar në video, mes tij dhe ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu, ku lideri i Kremlinit shihet duke shtrënguar fort tryezën e tij gjatë gjithë kohës sa kishte qëndruar ulur.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika