Vendosen kufizime për gazetarër në Kuvend, reagon AGK

Foto nga AGK-ja

Nga ky ballkon, gazetarë, kameramanë e fotoreporterë kanë ndjekur pa fund ngjarje të mëdha e të rëndësisë së kohës.

Përvec kësaj,  pamjet nga pjesa e sipërme e sallës së Kuvendit zbuluan edhe skandale, si ai i mesazheve kërcënuese gjatë zgjedhjes së Behgjet Pacollit president.

Por hapësira, e njohur si vendi i gazetarëve, të ejntën ka pësuar një ndryshim.

Kuvendi ka vënë kufizime për punëtorët medial, duke i vendosur shirit të zi deri në një masë të caktuar, ku ata tash do të lejohen të qëndrojnë, prej ku pamundësohet pamja totale e sallës.

Ky veprim nuk iu ka pëlqyer shumë gazetarëve e kamermanët kosovarë, të cilët në shenjë revolte, ata të ejntën bojkotuan punimet e seancës pleanare që po përcillnin.

Po njejtë, të papranueshëm e kanë kosnideruar kufizimin e punës së mediave edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Në hapësirën lart prej nga mediet raportojnë është vendosur një shirit që u pamundëson medieve të marrin pamjen e plotë të Kuvendit dhe deputetëve. AGK-ja, e kundërshton fuqishëm këtë vendim, që ka për tentim vështirësimin e raportimit profesional dhe të plotë nga Kuvendi. Ky vendim gjithashtu nuk i kontribuon transparencës për punën e të zgjedhurve të popullit. AGK-ja, fton Kryesinë e Kuvendit që të marrë masa për të lehtësuar punën e gazetarëve, pasi që raportimi i tyre nga Kuvendi është në interes të publikut”, thuhet në reagimin e AGK-së.

E para prej deputetëve që doli me reagim kundërshtues ishte Blerta Deliu e PDK-së.

“Me dëshirë, kjo Qeveri ua ndalon hyrjen krejt gazetarëve nëpër institucione. Çka janë more këto kufizime? Hiqeni këtë turp!” ka shkruar Deliu në Facebook.

Por shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Konjufca, Ilir Kërceli, në një bisedë me televizionin Dukagjini, ka thënë se kjo është bërë për shkaqe sigurie, vecse sipas tij për nivelin e rrezikshmërisë s’ka pasë ndonjë raport pos vlerësimit të tyre.

“Për shkaqe të sigurisë është vendosur se shumë afër po afrohen, po ka raste edhe kur janë mbështet në të, kurgjo nuk e cenon pamjen për me marrë gazetarët kuvendin, se zakonisht debati zhvillohet në foltore në kuvend”, ka thënë Kërceli.

Objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës është ndërtuar në vitet e 50-ta të shekullit XX, ndërsa është rikonstrkutuar në vitin 1960. Kur kishin kaluar më shumë se 40 vite, deputeti Behgjet Pacolli, në vitin 2003 kishte vendosur të renovojë ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika