Gashi: Kryetarët në veri janë të ligjshëm dhe legjitim dhe si të tillë nuk duhet të japin dorëheqje

"Përgjigjet se a duhet të dorëhiqen kryetarët atje, nuk duhet me e lyp në studio televizive por ne zyret e kryeministrit dhe presidentes"

Analisti, Astrit Gashi

Analisti, Astrit Gashi, në “Debat Plus” ku po diskutohet për kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës dhe, se të njëjtit a duhet të japin dorëheqje ka theksuar se “ata janë kryetarë të ligjshëm legjitim dhe si të tillë nuk duhet me dhanë dorëheqje deri sa të iu skadon mandati”.

Por, Gashi, ka theksuar një kryetar ka mbetur i bllokuar atje dhe shteti e ka obligim të ia mundësoj me dalë prej zyrës dhe të hyjë aty.

“Për çdo variant tjetër që mund e gjet Qeveria duhet me u ulë edhe me e diskutu cili ka qenë efekti i emërimit të kryetarëve. Tre nga ta nuk punojnë në zyrë dhe tjetrit është i ngujuar dhe nuk e dimë se çka bën. Edhe shteti duhet me pas përgjegjësinë edhe për një person i cili ka mbetur i bllokuar në zyrë, me mbetë dikush i bllokuar në zyrë në Prishtinë ose në Vushtrri dikush duhet me u shqetësu, shteti e ka pas obligim edhe me ia mundësu edhe me dalë prej zyrës dhe me hi në zyre. Përgjigjet se a duhet të dorëhiqen kryetarët atje, nuk duhet me e lyp në studio televizive por ne zyret e kryeministrit dhe presidentes”, ka thënë Hoxha.

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika