Të shtëna armësh në oborrin e një diskoteke në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje për rastin në Gjilan, ku pati të shtëna armësh në oborrin e një diskoteke dhe në po të njëjtin vend u hodh dhe granatë dore

Foto ilustrim

Gjatë mbrëmjes të së premtes, policia njoftoi se ka arrestuar një të dyshuar në Gjilan, sepse ka hedhur një granatë dore dhe ka shtënë me armë zjarri në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë dhënë më shumë detaje për rastin.

“dy ankuesve-punëtor sigurimi në diskotekë, një person i moshës rreth 20 vjeçare ishte afruar afër hyrjes se diskotekës dhe kishte shtënë me armë zjarri ne drejtim të ankuesve, gjithashtu i dyshuari kishte hedhur edhe një granatë dore e cila nuk ka shpërthyer. Nga të shtënat me armë zjarri është dëmtuar një automjet i cili ishte i parkuar ndërsa të lënduar nuk ka”, njofton Policia e Kosovës.

Tutje, në këtë njoftim thuhet se në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kosovar kanë gjetur e sekuestruar: tri armë gjuetie, një pistoletë dhe 16-copë fishekë cal-9×19 mm, në pronësi të prindit të dyshuarit, ndërsa është konfiskuar edhe një pistoletë e tipit TT, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika