Szunyog: E mirëpres gatishmërinë e Konjufcës që të konsultohet me Komisionin e Venecias për Ligjin e KPK-së

Përmes një postimi, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog ka bërë të ditur se e mirëpret gatishmërinë e kryeparlamentarit Konjufca që të konsultohet me Komisionin e Venecias për ndryshimet e rishikuara në Ligjin për KPK

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Përmes një postimi, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka bërë të ditur se e mirëpret gatishmërinë e kryeparlamentarit Konjufca të konsultohet me Komisionin e Venecias për ndryshimet e rishikuara në Ligjin për KPK-në.

Ai ka thënë se pajtueshmëria me standardet evropiane është “prerogativë kryesore” në zbatimin e reformave.

“E mirëpres gatishmërinë e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, të konsultohet me Komisionin e Venecias për ndryshimet e rishikuara në Ligjin për KPK. Pajtueshmëria me standardet evropiane është prerogativë kryesore në zbatimin e reformave”, ka shkruar Szunyog.

“Rekomandimet e Komisionit të Venecias duhet të zbatohen plotësisht në finalizimin e kësaj nisme të rëndësishme ligjore”, ka shkruar tutje ai.

Kryekuvendari Glauk Konjufca ka dërguar në Komisionin e Venecias Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Në njoftim për media bëhet me dije se Konjufca ka kërkuar opinion për projektligjin në tërësi.

“Duke qenë se drafti ka pësuar ndryshime që nga vlerësimi i Komisionit të Venecias, kryetari Konjufca ka kërkuar opinion për projektligjin në tërësi, duke e konsideruar si vendimtare në arritjen e objektivit për reformim të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe adresimit të shqetësimeve dhe çështjeve të ngritura më parë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika