Ish-deputeti i VV-së për Kurtin: Një psikopat i Kosovës nuk e bën sekretarin e shtetit naiv

Florin Krasniqi, ish-deputet i VV-së, ka kritikuar deklaratën e kryeministrit, Albin Kurti, e para disa kohësh, drejtuar sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken. Krasniqi ka theksuar se kjo deklaratë është e pafalshme dhe në të njëjtën kohë ka karakterizuar Kurtin si një "psikopat "

Ish-deputeti i VV-së për Kurtin: Një psikopat i Kosovës nuk e bën Sekretarin e shtetit naiv (Fotoilustrim)

“Mendoj se jo vetëm që është e padrejtë dhe e gabuar, e edhe lënduese, por në të njëjtën kohë është shumë naive”, kjo deklaratë e kryeministrit Abin Kurti drejtuar sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, për ish-deputetin e VV-së, Florin Krasniqin, është e “pafalshme”.

Krasniqi në “Debat Plus” duke komentuar këtë deklaratë të Kurtit drejtuar Blinkenit, ka theksuar se “një psikopat i Kosovës nuk e bën sekretarin e shtetit naiv”.

“Ai i ka thënë, por ajo nuk e bën. Në qoftë se një injorant i tipit të kryeministrit tuaj që mundet me shku deri në psikopati, nuk e bën një psikopat i Kosovës, sekretarin e shtetit naiv. Nuk është naiv. Kam thënë përpara dhe vazhdoj me e thënë se njeri që ka guxim dhe aftësinë ose joaftësinë prej pozitës të kryeministrit të Kosovës me quajt sekretarin e shtetit naiv, është diçka në mes të komediko-tragjikes për Kosovës. Në njërën anë prej show-ve të natës është komedi, por realitetin politik është tragjik. Nuk mundet kryeministri i Kosovës në asnjë rrethanë duke e marrë parasysh historinë 25-vjeçare të Kosovës, edhe kontributin tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Pa marrë parasysh rrethanat, me quajt naiv është e pafalshme”, ka thënë Krasniqi.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika