Ish-deputeti i VV-së: Albini mendon ndryshe, flet ndryshe dhe vepron ndryshe – është i rrezikshëm për shoqërinë

Florin Krasniqi, ish-deputeti i Vetëvendosjes (LVV) në Kosovë, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, duke thënë se ai mendon, flet dhe vepron "komplet në mënyrë të ndryshme dhe kundërthënëse"

Ish-deputeti i VV-së: Albini, mendon ndryshe, flet ndryshe dhe vepron ndryshe - është i rrezikshëm për shoqërinë (Fotoilustrim)

Ish-deputeti i VV-së, Florin Krasniqi, gjatë një interviste në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Sipas Krasniqit, Kurti “mendon dika tjetër, thotë diçka tjetër dhe vepron komplet diçka tjetër” dhe kjo, potencon ai, është e rrezikshme për shoqërinë e Kosovës.

“Janë tri veprime që mendon çka thua dhe çka vepron. Mendoj që komplet VV-ja, fakt VV-ja është Albini. Kurrë në jetën e tij nuk ka koordinuar këto tri veprime. Ai mendon diçka tjetër, thotë diçka tjetër, e bën diçka komplet diçka tjetër. Një njëri i atilllë është i rrezikshëm për shoqërinë e Kosovës. Nuk është e thënë që ky koordinim me u bë 100 për qind, nganjëherë nuk mund të bësh krejt çka thua. Por, ai ka bërë diçka komplet tjetër, ka thënë Krasniqi.

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika