Ish-deputeti i VV-së: Dejona Mihalit i kam dhënë rrogë me para personale – duhet të kërkohet në AKI dosja e saj

Florin Krasniqi, ish-deputeti i Vetëvendosjes (VV) në Kosovë, ka folur për koordinatoren për Komitete në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali. Krasniqi ka thënë se i ka dhënë rrogë për disa vite, duke përdorur paratë e tij personale që ka marrë si deputet në Kuvend. Një pjesë e rrogës që ka marrë nga Kuvendi e ka ndarë për aktivistë të Vetëvendosjes, dhe njëri prej tyre ishte, Mihali

Ish-deputeti i VV-së: Dejona Mihalit i kam dhënë rrogë me para personale – duhet të kërkohet në AKI dosja e saj

Ish-deputeti i VV-së, Florin Krasniqi, në “Debat Plus” ka komentuar koordinatoren për Komitete në Lëvzijen Vetëvendosje, Dejona Mihali, nga Shqipëria, për të cilën dihet shumë pak në publikun kosovar. Por, ajo që dihet për të sigurt është ekspozimi i pakët para kamerave.

Krasniqi ka thënë se Mihalit i ka dhënë rrogë me parat e tij personale që ka marrë nga posti i deputetit në Kuvend.

“Dejonës i kam dhënë rrogë une disa vjet, unë e kam paguar. Prej parave të mia personale. Rrogën që e kam marrë prej Kuvendit e kam ndarë për katër apo pesë aktivistë të VV-së, e njëra prej tyre ka qenë, Dejona Mihaili”, ka thënë Krasniqi.

Më tej, Krasniqi ka thënë se kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, duhet të kërkojë nga drjetori i AKI-së dosjen e Mihalit dhe të sqarohet se nga e ka marrë gjithë këtë “pushtet dhe fuqi”.

“Aktiviste, shumë punëtore, shumë e meqme. Por, tash ka ardhur një situatë kur mendoj se kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, duhet me shku mu ulë me drejtorin e Agjensisë edhe me ia kërkua dosjen e Dejona Mihalit. Ai nuk ka me ia dhënë, ka mu tut, ka me shantazhu, ka me i thënë nuk e kemi, gjithçka ka m’i thënë se frikësohet se e hup pozitën… Parlamenti i Kosvës duhet me ditë se kush është Dejojna Mihali. AKI duhet me ia dhanë dosjen ose duhet me kriju një dosje për të edhe më ia dhënë kryetares së Komisionit. Ka shumë njerëz patriota që janë më të mençur e më punëtor se Dejona, edhe nuk kanë mbërritur atë pozitë që ajo e ka”, ka shtuar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika