U raportua se shtyllat në autostradën e Gjilanit “ishin me prejardhje nga Serbia”, Aliu thotë se nuk është në dijeni

"Si ministri kush janë prodhuesit nuk është e mundur ta dimë, po ashtu, çfarë lloje të produkteve përdorin kompanitë. Por, natyrisht, kur denoncohen dhe del një rast i tillë, natyrisht që merremi me këtë punë", kështu ka deklaruar ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, në lidhje me raportimet se shtyllat e ndriçimit në autostradën e Gjilanit “ishin me prejardhje nga Serbia”

Ministri i Ifrastrukturës, Liburn Aliu

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se nuk është në dijeni në lidhje me raportimet se “shtyllat për ndriçim në autostradën Gjilan-Prishtinë, vijnë nga Serbia”.

Në një konferencë për media, ministri Aliu ka deklaruar se nuk mund të jetë në dijeni se ku prodhohen materialet për autostrada.

“Po e kemi pa dje, po është shqetësuese dhe do të merremi me këtë punë. Pra, ku janë porositë, si janë porositë. Qysh po mendon me qenë unë në dijeni për kompanitë të cilat i realizojnë punët me shiku çfarë produkte kanë ble. Si ministri kush janë prodhuesit nuk është e mundur ta dimë çfarë lloje të produkteve përdorin kompanitë. Por, natyrisht, kur denoncohen dhe del një rast i tillë, natyrisht që merremi me këtë punë”, ka thënë Aliu.

Ai, ndër të tjera, në këtë konferencë ka folur edhe për cilësinë e asfaltit në rrugën Dollc-Gjakovë.

“Po pas këtij rasti kemi dalë me kompanitë dhe menaxherët dhe e kemi parë mundësitë e riparimit dhe cilat masat do të ndërmerren. Është lokacioni që më ka interesuar, pra nuk ka të bëjë me projektin në tërësi”, tha tutje Aliu.

Ndryshe, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shkarkuar dy Komisione vlerësuese për menaxhimin e mbeturinave dhe dhënies së lejeve mjedisore.

Këtë e ka bërë të ditur ministri Liburn Aliu, duke thënë se një kompani ka thënë se ka marrë pëlqim për ndërtimin e inceneratorit termik për trajtimin e mbeturinave.

Pezullohet pëlqimi mjedisor për ndërtimin e inceneratorit në Ferizaj

Shija e redaktorit

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Të fundit nga rubrika