Bashkëshortja e Agim Ramadanit: Nuk është kjo Kosova për të cilën ai ka luftuar

Në një rrëfim për ish-komandantin Agim Ramadani, bashkëshortja e tij Shukrije Ramadani në "Debat Plus" ka thënë se nuk është kjo Kosova për të cilën ai ka luftuar

Shukrije Ramadani, gruaja e ish-komandantit Agim Ramadani

Shukrije Ramadani, gruaja e ish-komandantit, Agim Ramadani, në “Debat Plus” ka thënë se nuk është kjo Kosova për të cilën Agim Ramadani ka luftuar.

“Fatkeqësisht ende jo. Unë shumë shpresoj që gjeneratat e reja vërtet do ta përjetojnë një Kosovë për të cilën ëndërruam. Por, ëndërrat shpesh s’mund të bëhen realitet, por liria ka ardhur falë gjakut të familjes Jashari, falë gjakut të mijëra Agimëve, të cilët dhanë më të çmuarën e tyre”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se ish-komandanti Agim Ramadani ishte njeri që e donte jetën më së shumti në botë.

“Nëse sot shkel mbi gjakun e tyre edhe harrojmë idealin e tyre, ne kemi harruar ku kemi qenë, ku jemi dhe ku do të shkojmë”, ka thënë tutje ajo, derisa u pyet se nëse po e harrojmë atë, ajo u përgjigj “fatkeqësisht, po”.

“Fatkeqësisht po, atë ditë kur i kam parë në Parlament duke grushtuar njëri-tjetrin, shpirti më ka dhimtë e më ka ardhur të bërtas në kup të qiellit”, ka shtuar tutje ajo.

 

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika