Gjendet i vdekur një person në një depo në Vushtrri

Një person është gjetur i vdekur në një depo në Vushtrri, ndërsa në vendin e ngjarjes, Policia e Kosovës ka gjetur armë dhe fishekë

Ilustrim

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të shtunën e 14 majit, në një depo në Vushtrri, është gjetur i shtrirë një person pa shenja jete.

Njësitë relevante policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator, dhjetë fishekë dhe një gëzhojë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore(IML) për obduksion, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

“Raportohet se, në një depo në Vushtrri është gjetur i shtrirë një person, njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe një ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe  sekuestruar një revole  me një karikator, dhjetë fishekë dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika