Uashingtoni rrit sigurinë para paraqitjes së Trumpit në gjykatë

Vëmendja e opinionit publik është përqendruar te seanca dëgjimore që do të mbahet të enjten në lidhje me akuzat zyrtare ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Ish-presidenti do të akuzohet për komplot në përpjekje për të përmbytur rezultatin zgjedhor të vitit 2020

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, do të akuzohet edhe zyrtarisht në një seancë dëgjimore të enjten, për komplot që të përmbyset rezultati zgjedhor i vitit 2020.

Para nisjes së seancës, ai e ka kritikuar këtë rast dhe e ka konsideruar si dëshmi të “korrupsionit, skandalit dhe dështimit” të Shteteve të Bashkuara nën presidencën e Joe Bidenit.

Trump veçse përballet me dy raste tjera penale, teksa bën fushatë për të fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Siguria është rritur në Uashington, në prag të nisjes së seancës.

Ndalesa të metalit janë vendosur jashtë ndërtesës së gjyqit, ku do të lexohen zyrtarisht akuzat kundër Trumpit.

Struktura të tjera janë vënë edhe rreth ndërtesave të Kongresit amerikan, ku mbështetësit e Trumpit kanë kryer trazira në janar të vitit 2021, të zemëruar me rezultatin zgjedhor.

Shërbimi Sekret, i cili ofron mbrojtje për presidentët dhe ish-presidentët, e ka lëshuar një paralajmërim për publikun se mund të ketë bllokada në trafik në qendër të Uashingtonit.

Është raportuar të jetë rritur edhe mbrojtja për gjyqtarët e përfshirë në këtë rast.

Trump, 77-vjeçar, pritet të dalë para gjykatës, por të deklarohet i pafajshëm.

Ndonëse e ka mundësinë e paraqitjes në gjyq edhe përmes video-lidhjes, ai pritet të dalë në seancë fizikisht.

Trump ka qenë në Uashington vetëm një herë pasi është larguar nga Shtëpia e Bardhë.

Radha për ta parë atë teksa hyn në ndërtesë, veçse ka nisur të rritet./ REL

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika